Ujëvara e Selckës në Dropull, bukuria, flora dhe fauna, një atraksion për adhuruesit e natyrës së egër

Sociale | 2 vite më parë

Magjia e Ujëvarës në Grykën e Selckës ,nga viti në vit , po tërheq sa më shumë vizitorë, vendas dhe të huaj. Adhuruesit e natyrës së egër, të florës dhe të faunës  së kësaj Gryke,  prej 6 kilometrash, nisen shpesh nga qyteti i gurtë dhe marrin rrugën e vështirë drejt juglindjes ,prej 25 kilometrash, kryesisht me makina me qira..

Jani Baçi, është banor i fshatit Selckë dhe shpesh herë shoqëron vizitorët, jo vetëm në drejtim të ujëvarës, por edhe në vendlindjen e tij, për të cilën është krenar dhe e konsideron  stacion atraksioni me disa monumente siç janë Kisha e ” Shën e Premtes” apo Çezma e Vjetër. 

Gjithashtu, Jani, është i vetëdijshëm se duhet të krijohen shtigje më të qarta dhe më të sigurta  drejt Ujëvarës, si dhe të ketë tabela orientuese, jo vetëm më shumë në numër, por edhe më të dallueshme.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme