Uji i Ftohtë në Tepelenë- “Oazi” që po tërheq vizitorë të shumtë

Sociale | 2 vite më parë

Pika turistike e ujit të ftohte në Tepelenë është një ndër destinacionet e preferuar të turistëve vendas e të huaj të cilët vizitojnë zonën e Tepelenës . Një grup turistësh nga Italia që  po udhëtojnë nëpër Shqipëri me motorët e tyre janë  ndalur në këtë pik për ta vizituar pasi vendasit i kishin orientuar drejt tij.

“Shqipëria është e bukur, sot mbërritëm në Tepelenë, vendasit ishin shumë mikpritës , ata na orientuan të vinim në ujë të ftohtë për të konsumuar një kafe , është vend magjepsës”, u shpreh një turist.

“Na pëlqeu shumë , një bukuri natyrore shumë e rrallë dhe ujë me të vërtet shumë i mirë”, u shpreh një tjetër turist.

“Është hera e parë që e vizitojmë , kishim parë vetëm fotografi në internet”, tha një turist.

 Nga dita në ditë numri i atyre që e vizitojnë burimin e ujit të ftohtë në Tepelenë është duke u rritur kjo fal bukurisë natyrore që ai ofron.

“Kur të ikim për në Tiranë do të kthehemi përsëri këtu pasi na ka pëlqyer shumë”, u shpreh një turist.

“Është vend shumë interesante ndaj dhe do të kthehemi sërish”, tha një turist tjetër.

 Fal bizneseve që kjo pik turistike tashmë ka turistët mund të kalojnë aty nga  disa orë shlodhëse deri edhe në disa ditë pushimi.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme