Ukraina i kërkon Mongolisë të arrestojë Putinin

Ukraina i ka bërë thirrje Mongolisë që të arrestojë presidentin rus Vladimir Putin kur ai të vizitojë vendin aziatik javën e ardhshme.
Mongolia është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), një organ që lëshoi një urdhër arresti për liderin rus.
“Pala ukrainase shpreson që qeveria e Mongolisë është e vetëdijshme për faktin se Vladimir Putin është një kriminel lufte”, theksoi ministria e Jashtme e Kievit.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve mongole që të ekzekutojnë urdhërarrestin detyrues ndërkombëtar”, shtoi Kievi zyrtar.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




