Ukrainë, FIFA dhuron 1 milionë dollarë

Një milionë dollar për viktimat e luftës në Ukrainë, Kjo është shifrua e dhuruar nga FIFA, e destinuar për të ndihmuar njerëzit që sot po vuajnë agresionin rus në tokën e tyre. FIFA ka nisur gjithashtu punën për dërgimin e ndihmave humanitare në zonat më të prekura të konfliktit. “Po punojmë sëbashku me fondacionin e UEFA-s për fëmijët për t’i dhënë përgjigjet e duhura federatës së Ukrainës”, shkruan FIFA në një komunikatë zyrtare.
Presidenti Gianni Infantino shton më tej se ky gjest është një shenjë e qartë e vullnetit të FIFA-s për të ndihmuar popullin ukrainas dhe njerëzit e prekur nga konflikti i përgjakshëm. Ai shton gjithashtu se FIFA është e gatshme të ndihmojë sa më parë edhe komunitetet lokale të futbollit në Ukrainë. Momentalisht, lëvizja më e bujshme e FIFA-s në lidhje me luftën e Ukrainës, është përjashtimi i skuadrave ruse dhe Kombëtares së Rusisë nga çdo eveniment ndërkombëtar.
Në zyrat e institucionit me qëndër në Zyrih ka nisur të flitet edhe për një ide të mundshme të pjesëmarrjes së Ukrainës në Kupën e Botës, Katar 2022. Gjithsesi, ky është ende një projekt në kuadrin e zërave pasi nga FIFA nuk ka pasur asnjë konfirmim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




