Ulen kuotat e Infermierisë në Shkodër, 80 kuota pranimi për vitin akademik 2026–2027

Aktualitet | 5 muaj më parë

Dega e Infermierisë në Shkodër ka paraqitur kërkesën për 80 kuota pranimi për vitin akademik 2026–2027, duke synuar të përmbushë interesin në rritje të të rinjve për këtë profesion të rëndësishëm në sistemin shëndetësor. Kjo kërkesë vjen në një kohë kur nevoja për staf të kualifikuar në fushën e infermierisë mbetet e lartë, si në nivel lokal ashtu edhe kombëtar.

“Ne kemi realizuar kërkesat tona ku për kuota brenda vendit kemi parashikuar 80 kuota në programin e studimit infermeri të përgjithshme. Trojet gjithmonë kanë kotat e veta. 80 kuota janë kuota brenda vendit të vendosura nga departamenti”, deklaroi Emiljano Pjetri, Shef i Departamentit Infermieri e Përgjithshme.

Megjithatë, krahasuar me vitet e mëparshme, janë kërkuar rreth 20 kuota më pak. Sipas shefit të departamentit ky reduktim lidhet drejtpërdrejt me rikonstruksionin e spitalit, çka ka sjellë kufizime në hapësirat e disponueshme për zhvillimin e praktikave profesionale të studentëve.

“Duke pasur parasysh edhe rikonstruksionin e spitalit, ne kemi bërë një ulje të numrit të studentëve me qëllim që të mos kemi një ngarkesë të madhe edhe në ambientet e spitalit në realizimin e praktikave profesionale”, shtoi ai.

Dega e Infermierisë në Shkodër vijon të mbetet një ndër degët më të kërkuara nga maturantët, falë mundësive të shumta për punësim dhe rolit të saj thelbësor në kujdesin shëndetësor.

/RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme