UNESCO: Sot, Dita Ndërkombëtare e Tolerancës!

Sociale | 2 vite më parë

16 Nëntori është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, bazuar mbi “Deklaratën e UNESCO-s” të vitit 1995 të parimeve mbi tolerancën.

UNESCO thotë se, toleranca është respekt, pranim dhe vlerësim i diversitetit të pasur të kulturave të botës sonë, formave tona të të shprehurit dhe mënyrave të të qenit njerëzor.

Në vitin 1996, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën 51/95 duke shpallur 16 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës. Ky veprim pasoi miratimin e një Deklarate të Parimeve mbi Tolerancën nga Shtetet Anëtare të UNESCO-s.

Ndër të tjera, deklarata pohon se toleranca nuk është as kënaqësi, as indiferencë. Toleranca njeh të drejtat universale të njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve. Njerëzit janë natyrshëm të ndryshëm; vetëm toleranca mund të sigurojë mbijetesën e komuniteteve të përziera në çdo rajon të globit.

Po cilat mund të jenë disa nga mënyrat e kremtimit të kësaj dite? 

UNESCO sugjeron:

Të mësojmë mbi kultura të ndryshme nga e jona.

Të bëjmë punë vullnetare.

Pjesëmarrja në aktivitete mbi diversitetin.

Të ndash ushqimin me të tjerët, si formë shkëmbimi kulturor.

Të ndërgjegjësosh lidhur me tolerancën.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme