Upamecano qëndron në Mynih, Bayern pranon vetëm një nga kushtet e lojtarit

Dayot Upamecano do të vazhdojë të jetë një lojtar i Bayern-it të Mynihut. Sipas medieve franceze dhe atyre gjermane qendërmbrojtësi do të rinovojë këtë muaj me klubin e tij. Detajet e akordit të ri tregojnë se 27-vjeçari do të paguhet bruto me rreth 20 milionë euro në sezon.
Në bisedimet me menaxherin Mousa Sissoko, klubi bavarez ka mundur që të gjejë një rrugë të mesme duke mos pranuar që të paguajë bonusin prej 10-15 milinë eurosh e kërkuar për firmën në këmbim të fiksimit të një kaluzole shitjeje në kontratë prej 65 milionë eurosh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




