Uragani Beryl godet Karaibet, një person humbi jetën nga stuhia shkatërruese

Botë | 2 vite më parë

Të paktën një person ka vdekur pasi uragani Beryl arriti në tokë në disa zona të Karaibeve, ndërsa mijëra njerëz mbeten pa energji elektrike ose u vendosën në vendstrehime të përkohshme në ishujt Shën Vincent, Grenadine, Grenada dhe Shën Lucia.

Pasi përfshiu këta ishuj, uragani Beril u forcua në një stuhi të kategorisë 5, me shi të dendur dhe erëra shkatërruese. Pasi uragani Beryl arriti në tokë në ishullin Karriacou në Grenada, u bë e qartë se disa pjesë të Karaibeve ishin goditur rëndë.

“Në gjysmë ore, ishulli u rrafshua” – thanë zyrarët vendas, ndërsa autoritetet e ishujve Shën Vincent dhe Grenadine, thanë se një person kishte vdekur, por mund të kishte më shumë viktima.

“Beryl është bërë stuhia më e hershme  në histori e kategorisë 5 në Atlantik dhe është zhvilluar në një uragan gati katastrofik me erëra maksimale deri në 260 kilometra në orë’ – tha Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA. Ekspertët thonë se një stuhi e tillë e fuqishme që formohet në fillim të sezonit të uraganeve në Atlantik, e cila zgjat nga fillimi i qershorit deri në fund të nëntorit, është jashtëzakonisht e rrallë.

Uragani Beril po lëviz drejt Xhamajkës dhe pritet të godasë Meksikën juglindore deri në fund të javës.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme