Uragani Helene, të paktën 43 viktima në juglindje të SHBA

Botë | 2 vite më parë

Të paktën 43 njerëz kanë humbur jetën dhe miliona kanë mbetur pa energji, pasi uragani Helene ka goditur juglindjen e SHBA.

Kjo stuhi konsiderohet më e fuqishmja që goditi Floridën dhe u zhvendos në veri në Gjeorgji dhe Karolina pasi arriti në tokë.

Dëmi i shkaktuar nga stuhia mund të arrijë në miliarda dollarë. Rrugët dhe shtëpitë u përmbytën. Edhe pse Helene është dobësuar ndjeshëm, sinoptikanët paralajmërojnë se erërat e forta, përmbytjet dhe kërcënimi i tornadove mund të vazhdojnë.

Uragani është i 14-ti më i fuqishëm që godet SHBA-në që nga fillimi i regjistrimeve. Me gjerësi afërsisht 675 km, ajo qëndron pas vetëm dy uraganeve të tjera – Ida në 2017 dhe Opal në 1996, të cilët ishin 460 milje të gjerë.

Për shkak të madhësisë së tij, ndikimi i erërave të forta dhe shiut të dendur kanë qenë të përhapura në të gjithë Florida, Xhorxhia, Tenesi dhe Karolina.

Zyrtarët u kujtuan banorëve se efektet e stuhisë “nuk kanë përfunduar ende” dhe u kërkuan banorëve të qëndrojnë vigjilentë./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme