Urgjenca e QSUT drejt rihapjes, rikthehet në funksion 3 muaj e gjysmë pas zjarrit

Sociale | 2 vite më parë

Punimet në Urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT nuk kanë përfunduar ende, ndonëse ishte parashikuar që fundi i muajit maj do ta gjente atë në funksion të plotë.

Grupet e punës janë duke punuar ende dhe duket se volumi i punimeve është drejt fundit për t’u hapur me shumë gjasë në javën e parë të  qershorit.

Dhomat në shërbimin e urgjencës vijojnë të presin një numër të kufizuar pacientësh, ndërkohë që dritat janë instaluar. Firma e punimeve po kryhen testime në rrjetin elektrik dhe atë të aspirimit për rikthimin e plotë të shërbimit të sigurt për qytetarët.

30 mln lekë u alokuan për kthimin në funksion të urgjencës së QSUT, ndërkohë Prokuroria e Tiranës kërkoi një riinspektim të shkaqeve të zjarrit.

Më 11 shkurt të këtij viti një shkëndijë elektrike në një nga dhomat teknike në katin e 2-të dëmtoi të gjithë sistemin elektrik, çka bëri të pezullohet puna në spitalin e ri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme