Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen e zjarreve në terrene të vështira

Aktualitet | 1 vit më parë

Me nisjen e sezonit veror dhe rritjen e rrezikut të zjarreve, këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre operacionale përmes trajnimeve të specializuara.

Ambasada e ShBA në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale bënë më dije se, në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin e “Bambi buckets”, pajisje ajrore të përdorura për fikjen e zjarreve në terrene të vështira.

Gjithashtu bëhet me dije se këto trajnime përfaqësojnë një tjetër hap të rëndësishëm në bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe në rritje mes ushtrisë amerikane dhe asaj shqiptare, duke theksuar përkushtimin për forcimin e gatishmërisë rajonale ndaj krizave natyrore dhe emergjencave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme