Vaksinohen mbi 500 mijë persona në Britani të Madhe, Johnson i drejtohet kombit për llojin e ri të COVID-19

Mbi 500 mijë persona kanë marrë vaksinën ndaj COVID-19 në Britaninë e Madhe. Deklarata u bë nga kryeministri Boris Johnson, i cili shtoi se procesi i vaksinimit vazhdon me ritme të larta.
“Unë sot mund të deklaroj se mbi gjysmë milioni persona në Mbretërinë e Bashkuar e kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid,” tha ai.
Johnson iu drejtua sot kombit në një konferencë për shtyp në lidhje me variantin e ri të COVID-19, që ka shkaktuar kaos në vend dhe jashtë tij, vetëm disa ditë para Krishtlindjes.
“Vonesat në ndalimin e mallrave nga jashtë BM-së vlejnë vetëm për një përqindje shumë të vogël të ushqimit që hyn në vend dhe të gjithë duhet të vazhdojnë të blejnë normalisht, pa shkaktuar panik dhe pa grumbulluar rezerva”, tha kryeministri.
Ai sqaroi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe së bashku po përpilojnë një plan për të rifilluar lëvizjen e mallrave nëpër La Mansh.
“Sapo bisedova me presidentin Macron dhe dolëm në përfundimin se të dy ne i kuptojmë pozicionet e njëri-tjetrit dhe duam t’i zgjidhim këto probleme sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Johnson, duke theksuar se rreziqet e transmetimit nga një shofer i vetmuar, i ulur vetëm në kabinën, janë me të vërtetë shumë të ulëta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




