Valieva konfirmohet me doping

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Ka mbërritur konfirmimi nga Agjencia Ndërkombëtare e Testimit: patinatorja ruse Kamila Valieva ka dalë pozitive me trimetadizine më 25 dhjetor të vitit të kaluar. Por sipas Komitetit Olimpik Rus (Roc), ajo ka të drejtë të konkurrojë në Pekin 2022 dhe medalja e saj e artë e fituar është plotësisht e vlefshme, megjithë pozitivitetin e saj në doping, të zbuluar përpara nisjes së Olimpiadës.

Nëpërmjet një deklarate Roc deklaroi se i ka vënë në dispozicion patinatores një grup avokatësh dhe se Valieva ka “të drejtën të stërvitet dhe të marrë pjesë në gara pa kufizime derisa Gjykata e Arbitrazhit për Sport të vendosë ndryshe”. Testi pozitiv ka dalë para Lojërave dhe medalja e artë për Rusinë, në garën ekipore të patinazhit artistik nuk duhet të jetë “objekt i një shqyrtimi automatik”.

IOC ka kundërshtuar deklaratën e Rusadës, tashmë pritet gjykimi i CAS-it, për të zbuluar nëse patinatorja do të jetë në gjendje të konkurrojë në garën individuale. Çështja do të gjykohet nga CAS, përpara 15 shkurtit, datë sipas programit të Olimpiadës, kur patinatorja ruse, 15 vjeçare, duhet të marrë pjesë në konkurrimin idividual. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Testimeve duke konfirmuar betejën ligjore të Valievës për të vazhduar garat në Olimpiadë.

 Valieva rezultoi pozitive  në 25 dhjetor 2021, gjatë kampionatit kombëtar rus në Shën Pjetërburg ku fitoi medaljen e artë. Ajo ka përdorur trimetadizine, një medikament që përdoret kundër sëmundjeve të zemrës.

Rezultati i konstatuar nga një laborator i akredituar nga Ëada në Suedi, e shpalli rezultatin më 8 shkurt, një ditë pas fitores së ekipit rus në garën ekipore në Pekin, ku Valieva kontribuoi me një performancë të jashtëzakonshme.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme