Vangjeli: Duhet dialog me protestuesit dhe adresimi i shqetësimi kryesor të tyre, rishkrimi i Kushtetutës
Analisti Lorenc Vangjeli ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe adresimit të kërkesave të qytetarëve, ndërsa shtoi se ruajtja e karakterit paqësor të protestës do të jenë përcaktuese për ecurinë dhe fatin e saj.
Ai theksoi se një nga prioritetet urgjente është adresimi i shqetësimeve kryesore të protestuesve, përfshirë rishkrimin e Kushtetutës dhe “rithemelimin e Republikës”.
Në emisionin “Trialog” në RTSH, Vangjeli argumentoi se vendi ndodhet në një situatë të hipokrizisë kushtetuese, ku ligji është i shkruar ndryshe, zbatohet ndryshe dhe interpretohet ndryshe.
“Në Gjermani, Rama tha atë që duhej, se duhet të dëgjohet arsyeja e protestuesve dhe të zhvillohet dialog me ta. Rama po pret dy dhurata, muajt e pushimeve dhe nëse protesta devijon nga fryma krejtësisht paqësore. Urgjencë është adresimi i shqetësimeve kryesore të protestuesve, si reforma zgjedhore, e cila mund të negociohet.
E dyta, që është më e rëndësishme se gjithçka tjetër, është se ky vend ka nevojë për rishkrimin e Kushtetutës dhe rithemelimin e Republikës, e cila aktualisht ndodhet në një hipokrizi kushtetuese: ndryshe është e shkruar, ndryshe zbatohet dhe ndryshe interpretohet, për të bërë të mundur dobësinë themelore të vendit sot, që është mungesa e ndarjes dhe balancimit më të qartë të pushteteve”, tha Vangjeli.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




