Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” të moderuar nga Alba Alishani, ka komentuar mbi situatën politike në vend dhe raportin mes dy forcave kryesore, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Sipas tij, këtë herë më shumë se kurrë, Partia Socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama nuk ka nevojë të angazhohet fort për të fituar zgjedhjet, pasi mjafton të presë me qetësi se si kundërshtari i saj, PD-ja, do t’i humbasë ato.
“Edhe këtë herë, më shumë se sa herë të tjera, partia e drejtuar nga kryeministri Edi Rama nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet. Ajo thjesht mund të presë me qetësi se si do t’i humbasë zgjedhjet kundërshtari,” u shpreh Vangjeli.
Ai shtoi se Partia Demokratike ende nuk është në nivelin e duhur për të qenë konkurruese në garën elektorale.
“PD-ja ende nuk është në nivelin për të qenë konkurruese,” theksoi Vangjeli, duke nënvizuar se mungesa e organizimit dhe e alternativës e vendos opozitën në një pozitë të dobët përballë mazhorancës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




