Vangjeli: Sistemi bankar shqiptar ka filtra për paratë që hyjnë dhe dalin
Analisti Lorenc Vangjeli, gjatë një interviste në emisionin “Triolog”, ka theksuar se sistemi bankar shqiptar, veçanërisht bankat që janë të lidhura me shoqëri multinacionale, funksionon me një sistem të shumëfishtë filtrash për paratë që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria.
Sipas tij, në këto banka kërkohen të dhëna të detajuara dhe verifikime të vazhdueshme për çdo transaksion financiar, duke e bërë sistemin shumë më të kontrolluar krahasuar me të kaluarën.
“Sistemi bankar shqiptar, sidomos në bankat që janë të lidhura me shoqëri multinacionale, janë një sërë bankash të tilla në Shqipëri, kanë një sistem të shumëfishtë filtrash për paratë që hyjnë në Shqipëri dhe dalin nga Shqipëria. Që do të thotë kërkohen pafundësisht të dhëna. Nuk është si më parë. Më parë ishte që një nënë në një ditë të javës, e bija një ditë tjetër, apo mbesa ditën tjetër, shkonin dhe depozitonin paund, le të themi, në secilën nga bankat. Sot është e pamundur një gjë e tillë në të dyja kahet, edhe të paguash jashtë, si edhe të sjellësh nga jashtë. Është një sistem shumë i komplikuar filtrash”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



