Vardy godet Tottenham, Leicester ngjitet në vend të dytë

Angli | 6 vite më parë

Jamie Vardy shënon, Leicester City ngjitet në vendin e dytë në tabelën e Premier League me një fitore të vështirë 2-0 ndaj rivalëve të Tottenham.

Sulmuesi I Leicester shënoi golin e tij të 11-të në këtë sezon, pasi ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë.

Tottenham ofroi shumë pak si një forcë sulmuese në atë që ishte një sfidë e hapur deri në penalltinë e Vardy dhe  patën fatin të mos humbnin me më shumë gola të pësuar në fund.

James Maddison arriti të realizojë një tjetër gol për Leicester, por që u anulluar nga VAR për një pozicion jashtë loje para se Toby Alderëeireld të devijonte goditjen e Vardy në portën e tij, duke fundosur shpresat e formacionit të Mourinho për të marrë një rezultat pozitiv në këtë sfidë.

Me këtë fitore, “Dhelprat” e vendosin veten në vendin e dytë, katër pikë pas Liverpool të vendit të parë. Tottenham tani është dy pikë pas tyre dhe zbret në vendin e katërt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme