Veliaj: Nga 1 janari 2025, pensionistët do udhëtojnë falas me urban në Tiranë

Sociale | 2 vite më parë

Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët do të mund të udhëtojnë falas me të gjitha linjat urbane të kryeqytetit. Lajmi u bë me dije këtë të enjte (22 gusht) nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Lajmi i mirë për pensionistët është se nga 1 janari ne do të subvencionojmë transportin publik për ta. E kuptoj që inflacioni, çmimet janë një stres për pensionistët dhe teksa qeveria po mendon për rritjen e pensioneve, bashkia do të japë kontributin e saj, duke e bërë udhëtimin falas, nga 1 janari 2025, për të gjithë pensionistët e qytetit të Tiranës”, tha Veliaj.

Lajmi vjen pas vendimit të qeverisë për rritjen e pensioneve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme