Veliaj pret senatorin italian Luciano D’Alfonso: Mbështetës i madh i shqiptarëve, forcojmë urat e bashkëpunimit

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim senatorin italian, ish kryetarin e Bashkisë së Pescara-s, Luciano D’Alfonso. Ndërsa e falenderoi senatorin D’Alfonso për mbështetjen që i ka dhënë komunitetit shqiptar në Itali, Veliaj theksoi se është me rëndësi që të forcohen akoma më shumë urat e bashkëpunimit.

“D’Alfonso është mik, vëlla, një italo-shqiptar duke qenë se është edhe shtetas shqiptar dhe një senator me reputacion të jashtëzakonshëm në Itali, ambasador ‘de fakto’ mes Shqipërisë dhe Italisë. Ju jam shumë mirënjohës që, një italo-shqiptar si ju, është edhe një avokat shumë i zellshëm i kauzave të përbashkëta. Si në çdo fushë, nëse dikush nuk të hap derën, nëse dikush nuk të jep një shtysë, nëse nuk të inkurajon të ecësh përpara, sigurisht suksesi bëhet më i vështirë. Por, diplomacia mes njerëzve, një derë e hapur nga dikush me reputacion, i cili krijon mundësi për të tjerët, është një bekim i madh për ne.

Mezi pres që t’i forcojmë urat e bashkëpunimit, jo vetëm mes qyteteve tona, me Chiet-in, me Pescara-n dhe shumë prej qyteteve të rëndësishme të Abruzzo-s, por mezi pres që ta forcojmë këtë bashkëpunim edhe me senatin Italian dhe shumë prej rrjeteve të atyre që shërbejnë në qeverinë qendrore dhe lokale. Ju falënderoj publikisht për gjithë ndihmën e jashtëzakonshme dhe të paçmueshme që i keni dhënë komunitetit shqiptar në Abruzzo dhe në të gjithë Italinë”, tha Veliaj.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme