Veliaj takon homologun grek: “Finalizojmë projektet e Qendrës kulturore shqiptare dhe axhendën e përbashkët për Kryeqytetin e Rinisë”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua me homologun grek, Kosta Bakoyannis, me të cilin u dakordësua për disa projekte të përbashkëta mes dy vendeve, duke nisur që nga përfshirja e të rinjëve të shtetit fqinj në aktivitetet e vitit te ardhshëm kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë e deri tek ngritja e një qendre shqiptare të kultures në Athine.
“Mos harroni që ne kryebashkiakët vlerësohemi nga veprat, jo nga fjalët, por nga përmbajtja dhe produkti final. Do vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe besoj se shumë shpejt ky bashkëpunim mes dy vendeve do të përkthehet në të mirën e kryeqyteteve tona”, theksoi Kostas Bakoyannis.
Në fund të takimit, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i dorëzoi kryebashkiakut Bakoyannis “Kullën e Sahatit” të Tiranës, ndërsa homologu i tij i dhuroi një kravatë me simbolin e Athinës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




