Velipoja e preferuar për pushuesit: “Ka pastërti, rregull dhe qetësi”

Sociale | 2 vite më parë

Velipoja është kryefjalë e këtij sezoni turistik në veriun e vendit dhe pastërtia që gjejnë në këtë pikë turistike është një nga arsyet pse pushuesit e zgjedhin atë në territorin e bashkisë së Shkodrës.

Vlerësohet se këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, ka një përmirësim të dukshëm të shërbimit të pastrimit.

Vetë pushuesit shprehen të kënaqur me atë çfarë gjejnë në Velipojë dhe deklarojnë se nuk do ta braktisin.

“Gjithçka është në rregull dhe këtë e dëshmojnë vetë pushuesit rreth e rrotull sa e frekuentojnë,” thotë një pushuese.

Një tjetër element që për pushuesit këtë vit ka pasur një domethënie të veçantë ka qenë hapësira publike dedikuar pushuesve në Velipojë, por edhe prezenca e efektivëve të Policisë Bashkiake dhe Policisë se Shtetit.

35 kilometra nga qyteti i Shkodrës, Velipoja është sot një nga qendrat turistike më të vizituara në pjesën veriore shqiptare.

Gazetar: Marjo Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme