Venezuela arreston shtetas amerikanë, spanjollë dhe çek të dyshuar për “destabilizim” në vend

Botë | 2 vite më parë

Autoritetet venezueliane thonë se kanë arrestuar tre shtetas amerikanë, dy spanjollë dhe një shtetas çek të dyshuar për komplot për të destabilizuar vendin.

Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello tha se qindra armë ishin konfiskuar dhe se të arrestuarit po komplotonin për të vrarë presidentin venezuelian Nicolás Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ajo vjen dy ditë pasi Uashingtoni sanksionoi 16 zyrtarë venezuelas, të cilët janë të lidhur ngushtë me presidentin Maduro, pas fitores së tij të diskutueshme në zgjedhje.

Qeveria e Venezuelës tha se spanjollët e arrestuar ishin të lidhur me Qendrën Kombëtare të Inteligjencës të Madridit (CNI). Megjithatë, burime të qeverisë spanjolle u kanë thënë mediave lokale se të dy nuk i përkasin organizatës së inteligjencës.

“CIA po udhëheq këtë operacion, dhe kjo nuk na habit, por ata, Qendra Kombëtare e Inteligjencës e Spanjës, kanë mbajtur gjithmonë një profil të ulët duke e ditur se CIA operon në këtë zonë. Këta dy të arrestuar madje na tregojnë për një grup mercenarësh që kërkojnë të sjellin në Venezuelë me objektiva shumë të qarta për të vrarë Presidentin Nicolas Maduro, Zëvendës Presidentin Delcy Rodriguez, mua dhe një grup tjetër shokësh që udhëheqin partinë tonë dhe revolucionin tonë”, u shpreh te shtunën në një konferencë shtypi Cabello.

SHBA i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se “Çdo pretendim për përfshirjen e SHBA në një komplot për të përmbysur Maduro është kategorikisht i rremë”, sipas Departamentit të Shtetit, i cili thotë se Uashingtoni “vazhdon të mbështesë një zgjidhje demokratike të krizës politike në Venezuelë”.

Ndërsa autoritetet spanjolle kanë kërkuar më shumë informacion nga Venezuela, me ambasadën spanjolle për shtetasit e arrestuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme