Vengu: Forcat e Repartit të Gërhotit në terren, situata drejt normalizimit në Gjirokastër

Aktualitet | 10 muaj më parë

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka njoftuar se situata në qytetin e Gjirokastrës po shkon drejt normalizimit të plotë falë edhe angazhimit të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes.

17 efektivë dhe 1 mjet i kalueshmërisë së lartë nga Reparti i Gërhotit janë të angazhuar në terren për çlirimin e akseve të transportit dhe garantimin e lëvizjes së sigurt, theksoi Vengu.

Prej disa ditësh, forcat ndodhen pranë banorëve të lagjes “18 Shtatori”, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe duke kontribuar në përballimin e situatës.

Ministri i Mbrojtjes thekson se Forcat e Armatosura vijojnë të jenë pranë qytetarëve në çdo situatë, me reagim të shpejtë, profesionalizëm dhe koordinim institucional.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme