Vengu: Kemi ezauruar kompensimet e dëmeve të zjarreve të vitit 2025. Të angazhuar për rritjen e buxheteve të mbrojtjes

Politikë | 9 muaj më parë

Ministri Vengu deklaroi nga foltorja e Kuvendit se buxheti i mbrojtjes për vitin 2025 është ezauruar në masën 97%, duke theksuar se për herë të parë një akt normativ i fundvitit sjell rritje të buxhetit të mbrojtjes.

Ai u ndal edhe te kompensimet për dëmet e shkaktuara nga zjarret e vitit 2025, duke bërë të ditur se falë këtij akti normativ është mundësuar shpërndarja e plotë e fondeve për bashkitë e prekura.

“Hera e parë që në akt normativ buxhet fundviti kemi një rritje të buxhetit të mbrojtjes. Kemi 97% të buxhetit të mbrojtjes 2025 totalisht të ezauruar. Sa herë  na akuzoni për keqmaxhim dhe vjedhje, duhet të kujtoni këtë fakt: Ulje të borxhit dhe ulje të deficitit. Këto janë dy kriteret e mirëqeverisjes. Një tjetër element tjetër ka të bëjë me kompensimet e dëmeve të zjarreve të vitit 2025. Falë këtij akti normativ kemi mundur të ezaurojmë edhe kompensimet për bashkitë e prekura nga zjarret. Kjo është fotografia e qeverisjes sonë, më pranë qytetarëve në nevojë dhe të linjëzuar me angazhimet tona sa i përket rritje së buxheteve të mbrojtjes, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare dhe sovranitetin tonë teknologjik”, tha ministri Vengu nga foltorja e Kuvendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme