Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth projekteve për modernizimin e Forcave të Armatosura

Politikë | 2 vite më parë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zhvilluar një vizitë në Francë, ku është takuar me homologun Sebastien Lecornu.

Në një postim në Facebok, Vengu shkruan se mes tyre u diskutua lidhur me projekte për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Megjithatë, Vengu nuk jep detaje rreth këtyre projekteve për të cilat shkruan se do të jenë “konkretë në të ardhmen e afërt”.

“Mirënjohës homologut francez Sébastien Lecornu, për vëmendjen kushtuar Shqipërisë dhe rolit të saj në sigurinë dhe stabilitetin e Evropës Juglindore.  Diskutuam rreth projekteve konkrete në të ardhmen e afërt për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja mbrojtëse, në përputhje me objektivat e përbashkëta të NATO-s.

Në vijim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht pas vizitave të ndërsjella të presidentit Macron dhe kryeministrit Rama dhe nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare të nivelit më të lartë, bashkëpunimi ynë mbështetet edhe në dimensionin gjithnjë e më të rëndësishëm të industrisë ushtarake”, shkruan ministri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme