Vengu: Vajzat në Akademinë e Forcave të Armatosura tregojnë se forca nuk ka gjini

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë të ditur se gjithmonë dhe më shumë po shtohet interesi nga vajzat për të veshur uniformën ushtarake.
Duke shpërndarë një video nga Akademia e Forcave të Armatosura, ministri shkruan se “Ato kanë zgjedhur një rrugë sfiduese në Akademinë e Forcave të Armatosura. Në auditor apo në fushën e stërvitjes vajzat e AFA tregojnë se forca nuk ka gjini”, u shpreh Vengu në një postim në rrjetet sociale.
Një prej studenteve tha se, “Ka ditë të vështira, ka lodhje, ka prova, por çdo hap që hedhim na afron më shumë me qëllimin tonë. Të jesh studente ushtarake do të thotë të mos dorëzohesh, të jesh gati të udhëheqësh, të jesh gati të mbrosh.”
“Zgjodha Akademinë, jo për të treguar që mundem, por sepse besoj tek ajo që dua të bëhem, lidere ushtarake, pjesë e një ideali më të madh se vetja”- tha një tjetër studente.
“Këtu nuk na shikojnë si vajza, këtu na shikojnë si studente, si të barabarta, sepse forca jonë nuk matet me peshë, matet me përkushtim, me vendosmëri, matet me guximin për të qëndruar të fortë në çdo situatë”, thotë një tjetër studente.
“Unë jam e ardhmja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ishte mesazhi i një prej studenteve.”-shprehet një studente tjetër.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




