Verder Bremen vajton ndarjen nga jeta të menaxherit Willi Lemke

Willi Lemke ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare në banesën e tij në Bremen të Gjermanisë.
Ish-menaxheri i njohur i Werder Bremen njihet në futbollin gjerman si një nga drejtuesit më vizionar të këtij sporti. Falë aftësisë së tij në drejtim, skuadra e Bremenit arriti që të bënte epokë në vitet ’80-’90.
Ai u prit me skepticizëm në këtë klub kur mori detyrën si menaxher në vitin 1981 pasi vinte nga bota e politikës (ishte pjesë e këshillit rajonal të partisë SPD në Bremen). Së bashku me Otto Rehhagel, Lemke ndërtoi një skuadër të aftë për të konkuruar për tituj.
Pasi u largua nga ky post Lemke u rikthye edhe një herë në botën e politikës ku në 1999-2007 punoi si Senator për Edukimin fizik dhe Shkencën në Bremen dhe më pas (2007-2008) u bë Senator i Punëve të Brendshme dhe Sportit. Ai i qëndroi besnik Werder Bremenit pasi ishte pjesë e bordit mbikqyrës për plot 17 vite.
Në prill të 2008, Willi Lemke u bë pjesë e këshilltarëve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon si këshilltar special i Sportit për Paqen dhe Zhvillimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




