Veriu i Shqipërisë i preferuari i të huajve, rajoni verior ka pasur rritje të vizitorëve dhe netëve të qëndrimit

Interesi i turistëve për të vizituar Shkodrën dhe atraksionet turistike të saj vijon të jetë i lartë. Zonat malore mbeten më të frekuentuara gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë të dhënat e Instat për akomodimet në Qershor 2024 tregojnë se vendi ka pasur një rritje të konsiderueshme të vizitorëve dhe netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese me respektivisht 40% dhe 27 % në raport me Qershor 2023.
Sipas këtyre shifrave, rajoni verior ka pasur një rritje impresionuese të netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese. Ritmi i rritjes për rajonin verior është 76 % në raport me Qershor 2023. I njëjti tregues është rreth 20 % për rajonin qendror dhe rreth 15 % për atë jugor.
Nga 185,000 net qëndrimi më shumë në rang vendi rreth 85,000 janë në rajonin verior. Rritja spektakolare e net qëndrimeve në rajonin verior ndikohet shumë nga vizitorët e huaj, rreth 90 % më te larta se vitin e shkuar.
Edhe në treguesit e tjerë si numri i vizitorëve të huaj, numri përgjithshëm i vizitorëve dhe netët e qëndrimit të vizitorëve vendas; rajoni verior ka një rritje vjetore dukshëm më të shpejtë se dy rajonet e tjera të vendit.
Gazetare: E. Dyrmishi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




