Verratti si De Rossi, mesfushori italian kërkohet nga Boca Juniors  

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Marco Verratti si Daniele De Rossi? Mesfushori 33-vjeçar, pas largimit nga PSG, është transferuar në Katar dhe nga vera e kaluar luan për Al Duhail. Sipas “DSports” në Argjentinë, italiani është në shënjestrën e Boca Juniors.

Klubi argjentinas kërkon përforcime në prag të Kupës Libertadores. Kontaktet me mesfushorin, – që sipas shtypit argjentinas kërkohet dhe nga Milani, – kanë qenë të shpeshta. Boca Juniors më parë duhet të lirojë një nga 6 vendet e rezervuara për futbollistët e huaj.

Katër prej tyre janë zënë tashmë, e pesta është për kolumbianin Marino Hinestroza dhe e fundit për uruguaijanin Marcelo Saraçhi. Italiani pëlqehet shumë nga klubi i madh argjentinas,  pavarësisht moshës. Me eksperiencën e tij Verratti do të ishte një vlerë e shtuar për Boca Juniors.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme