Verstappen nuk ka rivalë, “Pole Position” edhe në Imola

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Verstappen nuk ka rivalë. Piloti i Red Bull do të niset i pari edhe në Imola, pasi ka siguruar “Pole Position” e shtatë radhazi sezonal në Formula 1. Nga vendi i dytë do të niset McLarens i Piastrit (i hetuar për pengim), ndërsa i treti Norris. Zhgënjejnë pilotët e Ferrarit në garën e shtëpisë.

Max Verstappen do të nisë sërish nga “Pole Position në Çmimin e Madh të Emilia Romanjës, etapa e shtatë e Kampionatit Botëror F1 2024. Holandezi i Red Bull konfirmoi pamëshirshmërinë e tij dhe e mbylli Q3 me një kohë monstruoze 1’14”746, duke arritur “Polin” e shtatë radhazi të sezonit, i teti duke marrë parasysh fundjavën e fundit të 2023.

Zhgënjim për Ferrarin, të cilët pasi i bënë tifozët e Imolas të ëndërronin në provat e lira, nuk mundën të kalonin përtej vendit të 4-t dhe të 5-të, me Charles Leclerc përpara Carlos Sainz.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme