“Vetëm për shfaqje”- Ukrainasit në Kiev skeptikë ndaj samitit Trump-Putin

Europë | 1 vit më parë

Përpara takimit të shumëpërfolur mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, ukrainasit shprehin skepticizëm dhe me cinizëm mbi rezultatin e mundshëm. Në biseda me CNN në Kiev, disa qytetarë u shprehën se samiti është thjesht një “shfaqje” dhe shprehën frikën e tyre për të ardhmen e vendit.

Artem, një 33-vjeçar, e përshkroi takimin si “vetëm për shfaqje”, duke shtuar se nëse një marrëveshje do të ishte e mundur, ajo do të ishte arritur shumë kohë më parë. “Ndërsa ata po negociojnë diçka atje, njerëzit po vdesin,” tha ai.

Spekulimet e Trumpit për një “shkëmbim territoresh” si pjesë e një marrëveshjeje paqeje u pritën me zemërim. Natalya, 48 vjeçe, e quajti një ide të tillë “të padrejtë dhe të tmerrshme”, duke kujtuar viktimat e shumta të luftës dhe ukrainasit që vazhdojnë të jetojnë nën pushtim.

Një perspektivë e zymtë u shpreh edhe nga Svitlana, 57 vjeçe, e cila beson se Putini nuk ka ndërmend të ndalojë ofensivën. Ajo theksoi mungesën e armëve me rreze të gjatë veprimi dhe të raketave të nevojshme për mbrojtjen e vendit. “Do të presim derisa Putini të ekzekutohet, ndoshta atëherë situata do të ndryshojë,” u shpreh ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme