Vettingu zbraz gjykatat dhe prokuroritë në rrethe, kreu i Dhomës së Avokatisë, Elbasan: Situatë kaotike!

Në Elbasan avokatët ngrenë shqetësimin e zvarritjeve të seancave si shkak i largimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga procesi i vettingut.
3 prokurorë janë shkarkuar së fundmi dhe me ndarjen nga jeta të një tjetri, organi i akuzës funksionon me 6 prokurorë nga 20 që ka organika. Me gjysmën e stafit punon edhe gjykatat.
Mungesa e prokurorëve dhe gjyqtarëve sjell zvarritje dhe vonesa në zhvillimin e seancave në Gjykatën e Elbasanit. Së fundmi vetingu ka larguar 3 prokurorë nga Elbasani, ndërsa pas vdekjes së një tjetri , organi i akuzës funksionon me vetëm 6 prokurorë, nga 20-të që duhet të kishte në organikë.
Koston e vakancave në drejtësi e vuajnë qytetarët shprehen avokatët. Kreu i dhomës së avokatisë në Elbasan Demir Çiftja e konsideroi situatën kaotike.
Për ngërçin e krijuar në organet e drejtësisë Çiftja thotë se i janë drejtuar me një shkrese zyrtare Këshillit të lartë të Prokurorisë për marrjen e masave për plotësimin e numrit të prokurorëve në Prokurorinë e Elbasanit.
Sakaq stina e verës rrit numrin e proceseve gjyqësore pasi përkon me periudhën kur kthehen emigrantët dhe kërkojnë të mbyllin proceset gjyqësore të mbartura apo të hapura rishtazi.
Mungesa ka edhe në trupën gjyqësore të Gjykatës së Elbasanit , ku nga 20 që duhet të ishin në organikë punojnë 11 gjyqtarë.
Gazetar: Kreshnik Mersinllari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




