VIDEO- Bora mbulon fshatin Dardhë në Korçë, Rama publikon pamjet

Aktualitet | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë të dielën në rrjetet sociale pamje nga fshati Dardhë, i mbuluar tërësisht nga dëbora.

“Mirëmëngjesi nga Dardha!”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Të veçantë këtë fshat turistik e bën edhe pista e skive, e cila kryesisht gjatë fundjavave në stinën e dimrit, kthehet në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas dhe të huaj.

Shtëpitë karakteristike të gurit me çati prej rrasash krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe autentike. Shumë prej tyre janë kthyer në bujtina për turistët.

Fshati Dardhë, i vendosur në shpatet malore të Moravës, në Korçë, është një nga destinacionet më të preferuara për turistët, veçanërisht gjatës stinës së dimrit.

Ndryshimi i motit, ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në zonë, duke ofruar pamje mbresëlënëse të peizazhit dimëror. Dardha ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen, gjë që e bën një prej destinacioneve të preferuar gjatë gjithë vitit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme