VIDEO- Qafa e Thores e mbuluar nga dëbora, Balluku: Mjete të sofistikuara për të garantuar qarkullim pa probleme

Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht edhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar pamje nga Qafa e Thores e mbuluar nga petku i dëborës.
Balluku deklaroi të mërkurën se të gjitha ekipet e punës dhe borëpastrueset janë në terren për të garantuar lëvizjet e mjeteve pa asnjë problematikë.
“Ekipet tona janë në gatishmëri të plotë me mjete të sofistikuara për të garantuar akses për një qarkullim pa problematika”, informon Balluku nëpërmjet postimit.
Ndërkaq, edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar u shpreh se në Qafë Thore vazhdon puna pa u ndalur. Një aks me terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, temperaturat e ulëta dhe rënia e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve borëpastruesve dhe të punëtorëve.
ARRSH u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë tabelat rrugore duke reduktuar shpejtësinë, duke u pajisur me zinxhirë dhe goma dimërore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




