VIDEO- Trafikonte 3 kg lëndë të dyshuar narkotike, policia e Korçës prangos një 32- vjeçar

Përpjekja për të trafikuar 3 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike ka çuar në prangat e policisë së Korçës një 32- vjeçar. Ai u kap nga shërbimet e policisë me 3 kilogramë kanabis.
Sipas policisë, sasia e kanabisit u zbulua gjatë kontrollit të bërë në mjetin e tij, ku u konstatua se lënda narkotike ishte fshehur në motorin e mjetit me të cilin udhëtonte, mbështjell në 4 qese plastike. Lënda narkotike kishte si qëllim shitjen.
“Në kuadër të operacionit të koduar “Aksi”, policia bënë me dije se në pranga ra një 32- vjeçar me inicialet S. S, banues në fshatin Cangonj. Ky shtetas u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorit të automjetit”, njofton policia.
Sipas uniformave blu të Korçës, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



