Vidhnin sende nga automjetet dhe i shisnin, në pranga 2 persona në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit të koduar “The thief”, për vjedhje materiali dhe sende të ndryshme nga automjetet si edhe shitjen e tyre.
Në pranga ranë G. Z., 34 vjeç, i dyshuar për vjedhje të materialeve dhe sendeve të ndryshme nga disa automjete dhe subjekte, dhe G. C., 48 vjeç, i cili blinte nga 34-vjeçari materialet e vjedhura.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi G. Z, në muajt korrik, tetor dhe nëntor ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka thyer xhamat, në lagje të ndryshme, të cilat më pas ja shiste shtetasit G. C.
Gjithashtu, shtetasi G. Z, në datat 20.11.2025 dhe 29.11.2025, ka vjedhur 2 biçikleta.
Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë e sekuestruan disa prej materialeve të vjedhura”, thuhet në njoftimin e policisë.
Hetimet për të zbuluar vjedhjet e tjera nga 34-vjeçari vazhdojnë, ndërsa materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




