Vijon zjarri në Dukat, rrezikohet Parku i Llogorasë. Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Zjarri që ka përfshirë Malin e Shën Gjergjit në Dukat vijon të jetë aktiv prej 10 ditësh. Pas një periudhe të shkurtër neutralizimi dy ditë më parë, flakët janë riaktivizuar fuqishëm, duke djegur qindra hektarë me pisha, bredha dhe bimësi tjetër pyjore.
Terreni i vështirë malor e ka bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, ndaj forcat në terren janë duke punuar me mjete rrethanore, lopata, degë pemësh dhe mjete të tjera të thjeshta, për të krijuar barriera që ndalojnë përhapjen e flakëve.
Sot në mëngjes, në ndihmë të zjarrfikësve ka mbërritur helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili ka nisur të hedhë ujë mbi vatrat më aktive që prej orëve të para të ditës. Era e fortë po ndihmon përhapjen e zjarrit, duke rrezikuar Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll. Ndërkohë, autoritetet lokale kanë kërkuar nga banorët largimin e bagëtive nga zonat e rrezikuara, për shkak të afërsisë së zjarrit me zonat e banuara dhe kullotat.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




