Viroza edhe në verë, shfaqen raste edhe me Covid 19 në Shkodër

Sociale | 2 vite më parë

Edhe pse jemi në stinën e verës virozat vijojnë të jenë në qarkullim.

Javët e fundit mjekët thonë se janë përballur me fluks pacientësh kryesisht më të prekurit janë moshat e vogla.

Epidemiologia Dhurata Hysa thotë se gjatë kësaj periudhe janë shfaqur edhe raste me Covid 19.

“Aktualisht kemi raste të shtuara me viroza për shkak të temperaturave dhe për shkak të kontakteve me njeri tjetrin të qytetarëve. Krahasuar me muajt e tjerë ka pasur dhe një rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve me Covid. Nuk janë paraqitur e shenja të rënda.

Mjekët këshillojnë që të tregohet kujdes ndaj temperaturave të larta të stinës, ndërsa rekomandojnë që temperatura e mjediseve të brendshme të mos jetë më e ulët se 25 gradë.

Gazetar. Luan Kadija

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme