Virozat e stinës, rreth 50 vizita ditore në pediatri, të prekura të gjitha grup moshat

Rreth 50 fëmijë të grup moshave të ndryshme paraqiten çdo ditë për të marrë shërbimin mjekësor pranë Urgjencës së Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Korçës. Temperaturat e larta dhe virozat e stinës së verës kanë sjellë çrregullime shëndetësore tek fëmijët por kjo nuk është një situatë shqetësuese pohon shefi i shërbimit të pediatrisë.
“Simptomat kryesore të fëmijëve kanë qenë ato të cilat janë karakteristike për stinën e verës siç janë ato të sistemit gastrointerstinal”, u shpreh Robert Rado, Shef i shërbimit të pediatrisë, Korçë.
Mjeku pediatër këshillon prindërit të tregojnë kujdes të shtuar sa i takon higjienës së fëmijëve por edhe ushqimit. Sa i takon Koronavirusit, Rado thotë se raste të prekurish tek fëmijët nuk ka pasur. Sa i takon virozave të stinës, nuk ka pasur raste me komplikacione.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




