Vit i ri shkollor – Rritje të numrit të vajzave në shkollën profesionale “Ndre Mjeda” në Shkodër

Sociale | 2 vite më parë

Ky fillim viti shkollor ka nisur i mbarë edhe për Shkollën Profesionale Kombëtare “Ndre Mjeda” Bushat.

Drejtori Ruzhdi Kapedani thotë për RTSH se deri tani janë regjistruar 45 nxënës, por regjistrimet ende vijojnë deri në fund të muajit shtator dhe pritet të ketë shtim të numrit të nxënësve.

Sipas Kapedanit risi është se këtë vit është rritur numri i vajzave që zgjedhin arsimin profesional, veçanërisht degën e Veterinari.

“Risi për këtë vit është fakti që kemi një shtim të numrit të vajzave”, theksoi Kapedani.

Shkolla Profesionale Kombëtare “Ndre Mjeda”, Bushat ofron tre drejtime, Teknologji Ushqimore, Bujqësi dhe Veterinari. Në këtë shkollë bëhen shumë praktika si në biznes, ashtu edhe në bazën e shkollës, si me kafshët e shoqërimit dhe praktika bujqësore.

Gazetar: M. Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme