Viti i ri shkollor në Dervician, 10 fëmijë në klasën e parë, 134 nxënës në arsimin parauniversitar

Dita e parë e mësimit në shkollën emblematike të Dervicianit, e cila sivjet feston 70- vjetorin e saj, u shoqërua me emocione të forta nga 134 nxënësit, sidomos nga 10 fëmijët e klasës së parë, mësuesit prindërit dhe mësues në pension që asistuan në këtë festë.
Në ceremoninë e sotme ishin të pranishëm Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Sokratis Survinos, Kryetari Bashkisë Dropull, zoti Dhimitraq Toli, si dhe Drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit Finiq Dropull, zoti Ziso Lluci.
Një urim për vitin e ri shkollor shprehu edhe kryetarja e këshillit të prindërve të shkollës, zonja Amalia Millo.
Në njësinë vendore të Dropullit funksionon edhe shkolla e bashkuar Bularat, me 91 nxënës , ku 6 prej të cilëve janë regjistruar në klasën e parë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




