Viti i ri shkollor në Shkodër, çdo gjë gati për më shumë se 14 200 nxënës

Ashtu si në gjithë vendin edhe në Shkodër ka nisur sot viti ri i shkollor.
1220 nxënës të arsimit parauniversitar në Bashkinë e Shkodrës, janë ulur sot për herë të parë në bankat e shkollës.
Ditën e sotme, të pranishëm në shkollën 9-vjeçare “Edit Durham” të për të ndjekur nisjen e procesit mësimor ishin prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni dhe drejtuesja e zyrës arsimore në Shkodër Brisela Kadija.
Për këtë viti shkollor kanë përfituar tekste falas mbi 30 % e nxënësve te arsimit bazë nga klasa e parë deri në klasën e 5-të.
Ndërkohë, Drejtoria e Menaxhimit të Objekteve Publike, ka kryer punime në 50 objekte arsimore në territorin e Bashkisë Shkodër, ndërsa pritet nisja e shpejtë e punimeve për rikonstruksionin e plotë të dy shkollave “Ndre Mjeda” dhe “Kolë Idromeno”.
Gazetar: Luan Kadija
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




