Vjelja e rrushit, prodhimi i mbarë këtë vit në vreshtari

Sokol Tërshalla nga Kukësi zotëron një vreshtari prej 10 dynymësh me rrush të varieteteve të ndryshme. Këtë vit prodhimi është i mbarë dhe ka ardhur koha e vjeljes. Një pjese të prodhimit ai do e tregtoj, ndërsa pjesën tjetër do e përpunojë në raki dhe verë. KRONIKE
Para 12 vitesh Sokol Tërshalla e nga tokë djerrë e ktheu në vreshtari prej 10 dynymësh, punë me të cilën është angazhuar gjatë gjithë kohës.
Përpara kohës së pjekjes rrushi ka nevojë për kujdes në periudhën e tij më delikate, atë të lulëzimit. Prodhimi këtë vit është i mbarë, Sokoli thotë që një pjesë do e tregtojë në punishten e rrushit, ndërsa pjesën tjetër do e përpunojë në raki dhe verë.
Vjelja në sipërfaqe të shumta është e lodhshme, por kur prodhimi është i tillë të sjellë dhe të ardhura, Sokoli tregon dhe shenjat që rrushi është gati për vjelje Më problem mbetet furnizimi me ujë pasi është në mangësi dhe krijon tharjen e rrushit.
Sezoni i rrushit në fshatrat përreth qyteti është në kohën e vjeljes ndryshe nga zonat e thella, ku për shkak të temperaturave më të ulëta nuk është pjekur akoma.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




