Vllaznia “boom” në merkato, afron Hysenagollin, pritet slloveni

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Ndërkohë që rinisja e kampionatit të basketbollit afrohet me ritme të shpejta (sipas parashikimit të FSHB-së, është lënë data 21 qershor), skuadrat kanë bërë disa ndërhyrje të “orës së fundit” në merkato.

Skuadra e Vllaznisë ka konfirmuar afrimin e shtatlartit Endrit Hysenagolli, që deri në ndërprerjen e kampionatit ka luajtur me Teutën. Mësohet se presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi ka arritur akordin me shtatlartin e kombëtares kuqezi, që do të mbyllë sezonin me kuqeblutë.

Ndërkohë, Vllaznia synon edhe rikthimin e sllovenit Mirza Sarajlija, i cili edhe më parë ka luajtur me ekipin shkodran. Kjo marrëveshje pritet të zyrtarizohet orët në vijim, duke e kthyer Vllazninë në një pretendent të fortë për titullin këtë sezon.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme