Vllaznia, tjetër humbje në Shkodër

Vllaznia ka pësuar një tjetër humbje në Ligën Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll meshkuj. Madje është disfata e dytë radhazi në shtëpi, ndërsa tanimë është mundur nga Peja me 25 pikë diferencë, 76-101. Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen, e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar nga Pallatit i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër. Është luajtur pike
më pikë në periodën e parë, por që është fituar nga kosovarët, 25-30. Edhe e dyta është e ekuilibruar, 15-19, por përsëri Peja është në udhëheqje të rezultatit, teksa në pushim ka kryesuar 40-49. Ajo që i vë vulën suksesit të udhëtuesve është perioda e tretë.
11-25 dhe në total 51-74. 25-27 perioda e katërt po për Pejën, që në fund ka fituar 76-101. Ndërkohë Prizreni-16 ka mundur Teutën, 87-85 dhe Liga Unike, Shqipëri-Kosovë, edhe pas javës së gjashtë vijon të kryesohet nga Golden Eagle Ylli me 11 pikë, pesë fitore dhe një humbje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




