Vllaznia, “tris” golash me Apoloninë

Vllaznia forcon kreun në kampionatin kombëtar të futbollit të femrave, teksa ka marrë fitoren e 16-të të shtunën në “Loro Boriçi”. Gjithçka ka ndodhur në kuadrin e javës së shtatëmbëdhjetë, ndërsa Vllaznia ka patur përballë Apoloninë në një ndeshje, e cila ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Shkodranet e Nikolin Lekës e kanë gjetur shpejt golin e avantazhit, teksa në të 5’ ka shënuar Xhones. Në pjesën e dytë vjen dhe goli i Lufos sapo nis pjesa e dytë.
Dhe për të kompletuar suksesin e Vllaznisë erdhi goli i Megi Doçit në të 63’ dhe 3-0. Goli i nderit për Apolonisë u fiksua në fund kjo me autore De Souza. Përfundimisht 3-1, ndërsa Vllaznia mbërrin në kuotën e 48 pikëve një javë përpara fundit të garës së rregullt.
Ndërkohë Egnatia ka fituar 3-0 me Lushnjën, kurse e diela do të jetë për sfidat Laçi – Partizani dhe Gramshi – Kinostudio dhe javën e kompleton Tirana – Teuta. Vllaznia, Gramshi, Apolonia e Partizani janë katër ekipet që do të luftojnë për titull kampion në fazën finale për sezonin 2024-2025, kurse shkodranet janë kampione në fuqi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



