Vlora nga sot me furnizim normal uji – Murati: Projekti i ri i ujësjellës, zgjidhje përfundimtare

Aktualitet | 1 vit më parë

Pas problematikave me ujin e pijshëm, Vlora nga sot do të furnizohet normalisht me ujë.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizime për Vlorën Ermal Murati, në komunikimin  gazetarët tha se shkak i ndërprerjes së ujit u bë luhatja e tensionit të energjisë në pompa dhe mosfunksionimi zinxhir i linjë së amortizuar të ujësjellësit aktual.

“Kemi ngritur skuadrat tona nëpër depot e ujësjellësit. Kemi vendosur sistem kamerash për të investuar çdo problematik në kohë reale. Janë marr të gjitha masat dhe uroj që mos të kemi më situata të tilla. Furnizimi më uji është rikthyer sikurse ka qenë më parë.”

Më tej drejtori Ermal Murati, u shpreh për gazetarët se lagjet problematike sikurse është ajo “Kushtrimi”, “Pusi i Mezini”, “Lirim”, “fshati Nartë” dhe zonat pjesërisht informale do të furnizohen normalisht më uji.

“Zona e Lungomares, apo vetë qyteti i Vlorës nuk ka pasur problematika me furnizim me uji.  Ndërsa zotat që kanë pasur problematik nga investigimet e bëra kemi konstatuar se kanë pasur problematik nga mënyra e rrjetit elektrik. Ajo që ne pamë pas ndërhyrjet e bërë në rezervuarët 4-mijsh dhe 6-mijsh të qytetit të Vlorës pamë që sistemi aktual nuk jepte presonin e duhur për të arritur në pikat fundore.

Çështja e ujit të pijshëm ka qenë një nga shqetësimet për qytetin bregdetar të Vlorës. Pas kalimit të kësaj shoqërie tek Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë, Vlora ka përfituar një projekt me vlerën totale rreth 20 milion euro që aktualisht është në fazë punimesh dhe përfundon vitin e ardhshëm duke garantuar furnizimin me uji në 24 orë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme