Vlorë, 24 orë shërbim shëndetësor në plazh

Sociale | 2 vite më parë

Temperaturat e larta të këtij mes korriku janë shoqëruar me komplikacione shëndetësore, ndërsa në ndihmë të turistëve tashmë që prej fillim të qershorit janë vendosur qendrat shëndetësore verore.

10 qendra janë në qarkun e Vlorës, që shërbejnë si për turistët ashtu edhe për banorët vendas. 

Driana Mezani, mjeke në qendrën shëndetësore të plazhit të vjetër tregon se qendra qëndron e hapur 24 orë dhe rastet më të shpeshta janë ato të virozave gripale së fundmi, si dhe problemet nga pickimi e gjallesave të detit apo djegiet e lëkurës.

“Rastet janë të ndryshme duke filluar që nga pickimi i insekteve, kandilat e detit, djegiet e diellit apo dhe virozat. Nëse kanë nevojë për trajtim të mëtejshëm i drejtojmë në spitalin rajonal të Vlorës”, tha Mezani.

 Mjekja tregon gjithashtu se rastet më të shpeshta të pacientëve janë shtetasit e huaj.

Bluzat e bardha këshillojnë për pushuesit shmangien e pikut të temperaturave ekstreme  si dhe kujdesin nga gjallesat e detit si dhe paraqitjen menjëherë në qendrën shëndetësore në çdo orë të ditës apo të natës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme