Vlorë, nis shembja e objekteve në lagjen “1 Maji”, lidh rrugën Transballkanike me portin e jahteve

Sociale | 2 vite më parë

12 objekte janë shembur 2 muaj më parë  ndërsa 26 të tjera pritet të shemben nga aksioni i cili tashme ka nisur. Shembja e nisur një vit më parë u ndërpre për shkak të kundërshtisë së banorëve të cilët nuk binin dakord për vlerën e shpronësimit.

Ndërsa tashmë është gjetur dakordësia mes banorëve dhe bashkisë. Banorët të cilët dispononin hipotekën e objekteve, do të dëmshpërblehen për çdo metër katrorë tokë, ndërsa për ata të cilët nuk ishin të pajisur me dokumentacion, bashkia ofron bonusin e qerasë. 

Rruga Transballkanike do të zgjatet kështu, duke përfunduar në Portin e Jahteve. Ndërsa rehabilitimit do ti nënshtrohet e gjithë lagjja “1 Maj”.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme