Vodhën xhirot ditore të 12 subjekteve, arrestohet 21-vjeçari në Lezhë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Aktualitet | 5 muaj më parë

Një 21-vjeçar është arrestuar në Lezhë këtë të shtunë (13 qershor), ndërsa është shpallur një 26-vjeçar, të akuzuar për vjedhje. Sipas policisë, i riu me inicialet M. M. dhe bashkëpunëtori i tij me inicialet E. U. kanë vjedhur xhirot ditore të 12 subjekteve që administronin gjatë muajve maj dhe qershor.

Policia njofton se po punohet për kapjen e 26-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Llogaritë”, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një sërë vjedhjesh në qytet, gjatë muajve të fundit.

Vodhën xhirot ditore të 12 subjekteve, kapet 21-vjeçari dhe punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa shtetasve, së gjatë muajve maj dhe qershor, 2026, iu kishin vjedhur xhirot ditore në subjektet që administronin në qytetin e Lezhës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë finalizuan operacionin e koduar “Llogaritë”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi M. M., 21 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. U., 26 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë bashkëpunuar për të vjedhur xhirot ditore, në 12 subjekte.

Punohet për kapjen e 26-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme